Misteri: Çfarë i pëshpëriti Barron Trump Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij

Misteri që rrethonte ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump për mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së, me pamjet famëkeqe ku djali më i vogël i manjatit amerikan, Barron, iu afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh Presidentit në largim Joe Biden, u zgjidh sot.

Konkretisht, Eric Trump ishte ai që zbuloi se çfarë i tha më në fund vëllai i tij më i vogël Presidentit të atëhershëm në largim të SHBA-së.

Kujtohet se studenti i atëhershem 19-vjeçar i ishte afruar Bidenit gjatë ceremonisë dhe i kishte shtrënguar duart atij dhe zëvendëspresidentes në largim, Kamala Harris, brenda Rotondës së Kapitolit. Ndërsa shtrëngonte duart me Bidenin, ai u përkul dhe i pëshpëriti diçka në vesh presidentit në largim.

Mediat sociale shpërthyen në atë kohë, me shumë njerëz që pyesnin me dëshpërim se çfarë tha ai, dhe të tjerë që besonin se Barron e shfrytëzoi momentin për të pëshpëritur diçka… shumë të keqe në veshin e Bidenit.

Gjatë një paraqitjeje në “The Megyn Kelly Show”, Eric Trump tha: “Mbani mend të gjithë atë skenë ku Barron iu afrua Bidenit dhe media kishte të gjithë ata ekspertë të leximit të buzëve që e analizonin atë, dhe ata thanë, ‘Barron sapo i tha Bidenit të q****…’”

Ai vazhdoi: “Një natë… e telefonoj Baronin dhe i them, ‘Vëlla, çfarë the vërtet?’ Dhe ai tha—ishte aq e sjellshme sa nuk mund ta shpreh me fjalë—ishte si, ‘Urime dhe fat të mbarë’—ose diçka e tillë.”

Duke vazhduar, Eriku tha se dikur e diskutoi incidentin me podkasterin dhe sipërmarrësin Patrick Bett-David, duke i thënë se Baroni nuk është nga ata që shkaktojnë polemika. “Ai nuk e ka brenda vetes,” tha ai. “Ai është djalë i mirë. Mund ta mendojë, mund ta ketë në kokë, por është shumë i sjellshëm për ta thënë me zë të lartë,” shtoi ai. “Barroni është me të vërtetë një djalë shumë i mirë.”

Vlen të përmendet se ndërsa Barroni bënte komentet, Biden kishte një buzëqeshje në fytyrë, e cila u zëvendësua nga një shprehje më serioze pas kontaktit të tyre të shkurtër.

Në fakt, Barron Trump u quajt një “zotëri i vërtetë” për shtrëngimin e duarve me Biden dhe Harris në atë kohë.


Shtuar 17.11.2025 19:50