Mister në Vlorë, doli për të mbledhur dru, 45-vjeçarja e zhdukur prej 2 javësh

Një 45-vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës rezulton e zhdukur prej më shumë se dy javësh.

Veziko Bojko, rreth 45 vjeçe, ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet asgjë mbi fatin e saj. Familjarët e saj bëjën me dije se ditën që u zhduk 45-vjeçarja kishte dalë nga shtëoia për të mbledhur dru.

Që prej atij momenti ajo nuk u kthye më në shtëpi. Policia e Vlorës ka nisur kërkimet për 45-vjeçares. Sakaq deri më tan ink ka asnjë të dhën apo gjurmë për fatin e gruas./albeu.com/ 


Shtuar 4.04.2023 09:03