Mister në Durrës, gjendet një trup i pajetë brenda një makine pranë një shkolle

Një person i pajetë është gjetur brenda një automjeti në qytetin e Durrësit.

Trupi i pajetë është gjendur pranë shkollës “Jusuf Puka”, brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri.

Në vendngjarje ka mbërritur policia edhe ambulanca, të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.

Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Në përditësim…


Shtuar 4.07.2023 11:25