Mishi i pulës me salmonelë, flet drejtori i AKU: Inspektimi nuk gjeti as produkt, as gjurmë

Martin Jorgaqi, Drejtor i Menaxhimit të Riskut për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka qenë i ftuar në EruoNeës Albania, teksa ka folur lidhur me skandalin e fundit të bërë publik, ku mbi 13 tonë fileto pule të importuara nga Brazili dhe të hedhura në treg, kanë rezultuar të kenë në përmbajtje bakterin e Salmonelës.

Jorgaqi është shprehur se mostrat për anazliat janë marrë gjatë një inspektimi rutinë më datë 11 mars. Më tej ai vijon të shtojë se në momentin e daljes së përgjigjes së analizave, autoritetet janë nisur drejt vendit ku mbahej ngarkesa, ndërsa isnpektimi nuk ka gjetur asnjë produkt si hde subjekti tregtues nuk u tregua aspak bashkëpunues.

“Historia ka nisur me një aktivitet me një marrje monstre, që është një aktivitet mjaft i zakonshëm në pikën e inspektimit kufitar dhe në inspektimet në terren që AKU kryen. U mor monstra në pikën e inspektimit kufitar në ngarkesën nga Brazili, sipas planit të miratuar dhe janë aktivitete që ne i zhvillojmë sipas protokollit. Monstra përfaqësonte një sasi prej afërsisht 8 ton të ngarkesës që ishte në kamion.

Monstra u mor në datë 11 dhe në datë 21 doli analiza. Menjëherë u komunikua me drejtoritë rajonale të qarkut të Tiranës që nxorën inspektim të menjëhershëm duke nisur trupat inspektues në subjektin ku mbahej malli. Inspektimi u zhvillua në dy ditë, datë 21 dhe 22, duke pasur parasysh rëndësinë e produktit dhe problemit.

Inspektimi në subjekt nuk gjeti as produkt, as gjurmë dhe subjekti nuk u tregua bashkëpunues. Ai e ka detyrim ligjor të paraqesë dokumentacionin, të krijojë ambient të përshtatshëm për inspektimin që të kryhet puna siç duhet. Kjo gjë nuk u arrit dhe trupa inspektuese po mban procesverbalin”, tha Martin Jorgaqi.


Shtuar 29.03.2025 23:36

Tags: ,