“Mish do të të hyjë, jo plumb”, babai që abuzonte me vajzat e tij arrestohet nga policia pas denoncimit të “Piranjave”

“Piranjat” në ABC e moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, kanë shkuar sërish në familjen e babit që përdhunonte vajzat.

Të gjithë e mbani mend denoncimin e një jave më parë të transmetuar në Abc, ku një 17-vjeçare kërkonte ndihmë që të shpëtonte nga kthetrat e babait monstër motrën dhe vëllain e vogël.

Kjo ngjarje solli shumë reagime, madje kishte dhe nga ata që u shprehët skeptikë, madje edhe duke akuzuar se e gjitha ishte një teatër, por mbas videos së sotme, çdo kush do të kthejë mbrapsh fjalët që ka thënë.

“Piranjat” nisur nga denoncimi i vajës 17-vjeccare se babai i saj veprimet që kryen me të dhe motrën e bën dhe me vajza të tjera, ka bërë që “Piranjat” të infiltrojnë menjëherë agjenten, e cila shtiret si 14-vjeçare, dhe babai monstër bie menjëherë në kurth.

Ai nis dhe i kërkon menjëherë seks vajzës së “mitur”, ndërkohë që në krahun tjetër “Piranjat” janë vënë në lëvizje duke marrë vajzën e dytë dhe djalin nga shtëpia e babait monstër, por edhe gruan që jetonte me të.

Pas kësaj, “Piranajt” kontaktuan dhe me policinë, duke arrestuar babain monstër i cili tashmë do të përballet me drejtësinë.

Shtuar 14.06.2022 21:29