“Mirmëngjesi”, Rama ndan videon me dy breshkat nga zyra e PS: Javë të mbarë, sa më shumë shi

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën në zyrën e tij në Partinë Socialiste me një mesazh për zgjedhjet lokale. Ai ka zbuluar se në zyrë mban dy breshka, të cilave nuk i la pa i përshëndetur dhe pa i nxjerrë në kamera. Kreu i Qeverisë, uron për të gjithë një javë të mirë e me shumë shi, që sipas tij do të ndihmojnë për të ndihmuar inflacionin e luftës.

“Mirëmëngjes, mirëmëngjes, qenke zgjuar eee. Mirëmëngjes. Një ditë e re, një javë e re. Në zyrën e Partisë Socialiste për të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjve vendore në dialog me komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe sfidat e përbashkëta.

Paçi një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harrojë sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit që nuk e kemi sjellë ne por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë për të gjithë ju. Një javë sa më të mbarë”, shprehet Rama.