Në shkelje të rregullores, kryetari i Kuvendit nuk na dha fjalën. Kërkova që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve të demokracisë të bëhej në një orar kur të 140 deputetët të ishin prezentë.
Deputete femra të opozitës u kërcënuan nga një njeri që për shkak të frikës që ka, nuk ka guximin të merret me burrat në Kuvend dhe është e disata seancë që merret me gratë.
Të lidhura
None found
Çfarë përfaqëson Taulant Balla e kanë të qartë të gjithë, por mungesa e kurajës nga kryetari i Kuvendit është shqetësuese. Duhet të nxjerrë përjashta një njeri që nuk njeh etikë dhe norma në atë seancë.
Miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim, pa kuptuar çfarë po voton Kuvendi. Në mënyrën si po e katandis parlamentin Niko Peleshi, nuk do jetë e largët dita kur Kuvendi të mos funksionojë më.
