Elon Musk do të ketë një pagë me shifër rekord në Tesla, rreth 1 trilionë dollarë.
Marrëveshja u aprovua nga 75% e votave të aksionerëve duke marrë edhe duartrokitje të forta në mbledhjen e përgjithshme të kompanisë të enjten.
Musk, i cili është njeriu më i pasur i botës, duhet të rrisë ndjeshëm vlerën e kompanisë në treg brenda 10 viteve. Nëse ai e arrin këtë dhe përmbush objektiva të ndryshme, do të shpërblehet me qindra milionë aksione të reja.
Paga e mundshme ka ngjallur kritika, por bordi i Tesla tha se Musk mund të largohet nga kompania nëse nuk miratohet dhe nuk duan ta humbasin.
Pas njoftimit, Musk u ngjit në skenë në Austin, Teksas dhe kërceu ndërsa brohoritej emri i tij.
“Jemi gati të nisim jo vetëm një kapitull të ri të Tesla, por një libër të ri. Takimet e aksionerëve të tjerë janë përgjumje, por tonat janë të papara. Shiheni këtë. Është fantastike”, tha ai.
Objektivat që Musk duhet të arrijë brenda dekadës së ardhshme përfshijnë rritjen e vlerës së Tesla në treg nga 1.4 trilionë dollarë në 8.5 trilionë.
Gjithashtu ai duhet të hedhë në treg rreth një milionë mjete Robotaxi. Ndërkohë deklaratat e tij të së enjtes u drejtuan te roboti Optimus duke shpërbërë shpresat e disa analistëve që duan që Musk të ringjallë sektorin e makinave elektrike të kompanisë.
