Miratimi në Kuvend i marrëveshjes për Portin e Durrësit, Berisha thirrje qytetarëve: Mos investoni në atë zonë krimi

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së Sali Berisha u ndal dhe të miratimi në Kuvend i marrëveshjes së Portit të Durrësit.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mos investojnë në atë që e cilën “zonë krimi.”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/824390582164286

“Dy vite më parë Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit do të shndërrohet në marinën më të madhe në mesdhe dhe porti i ri i Shqipërisë do të ndërtohet në Porto-Romano, po nga kompania gjigande në Emirate. Kjo ishte deklarata e tij. Cila është historia e këtij procesi plaçkitja më gjigande që mund ti bëhet një populli. Historia është se gradualisht Emmar siç informuat shet 100% të aksioneve. Kjo është e faktuar. Kush i bleu aksionet? Sot dihet që një pjesë e këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabbar, por 60% të tyre nuk dihet se kush i ka. Rama nuk i thotë emrat sepse është vetë me vëllain e tij dhe klientelën e tij. A mundet një kryeministër të fshehë aksionerët e një afere që shkon të paktën 4 miliardë euro? Këta aksionerë i kanë financuar offshore.

Pas firmosjes së një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, e firmosur nga Rama, marrëveshja shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe MSA-në. A kishte garë? Asnjë garë. Përkundrazi po të lexohet marrëveshja e firmosur, e kaluar me shpejtësi në Parlament, thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimeve të gjitha veprimtaritë. Kjo është në kundërshtim me ligjet e Shqipërisë, por edhe me ligjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Akti i parë, Komisioni Europian anuloi grantin 28 milionë euro për Portin e Durrësit. Rama u përpoq të mashtronte NATO-n. Rama ka miratuar një akt që shkel çdo ligj të Shqipërisë. U thotë shqiptarëve se do investojë investitori 800 milionë apo 1 miliardë. Mashtrime të paskrupullta. Investitori strategjik deklaron se do të investojë 79 milionë euro dhe do të marrë po kaq kredi nga bankat.

Me 12.600 apartamente dhe 900 njësi hoteliere po ndërton Dubain e klanit të tij. Ai po mjeron shqiptarët sepse në portin e ri të Durrësit nuk ekziston më Emmar, por taksapaguesit shqiptarë. Ne garantojmë se këtë projekt nuk do ta lejojmë. U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi. U bëj thirrje kompanive shqiptare të mos bëhen ortakë në këtë vjedhje monstruoze. Tani zëdhënësja dhe bashkëpunëtorja në vjedhje e Ramës, Belinda Balluku deklaroi se do jenë jo 70 ha, por 800 ha. Çdonjeri që merr përsipër të investojë do ti ketë para të humbura dhe do të konsiderohet bashkëpunëtor në krim. Populli opozitar do të thotë fjalën e tij. Votimi u bë në 3 të natës kur njerëzit nuk e ndiqnin dot..”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 25.11.2022 12:54