OBSH ka miratuar përdorimin urgjent të vaksinës kineze Sinovac, e cila është bërë masivisht nga shqiptarët.
Për këtë lajm ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan se ky është një lajm i mirë.
Postimi i Plotë
LAJM I MIRË
OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.