Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar pasi parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez.
Borrell shprehet se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Komentet ai i bëri përmes një postimi në Tëitter.
“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.
Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, shkruan Borrell./albeu.com/