Miratimi i buxhetit 2025, Bardhi: Rama votoi për mirëqenien e tij, shqiptarët varfërohen!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar buxhetin e vitit 2025, si buxheti i mirëqenies personale të kryeministrit Edi Rama dhe i varfërimit të shqiptarëve.

Reagimi i Bardhit erdhi përmes një postimi në Facebook, pas miratimit të Kuvend të Buxhetit për vitin 2025.

Bardhi tha gjithashtu se vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025, nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë kundër shqiptarëve.

Reagimi;

Buxheti i miratuar për vitin 2025 është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar.

Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:

kundër pensionistëve,

kundër të rinjëve,

kundër ish- të përndjekurve,

kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,

kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,

kundër mësuesve apo kundër mjekëve.

Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë.


Shtuar 3.12.2024 20:10