Ministrja Kumbaro ndan lajmin: Shqipëria njeh vizat turistike të 8 vendeve të tjera

Duke nisur nga 1 maji, Shqipëria do të liberalizojë vizat turistike me 8 vende të tjera të botës.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se kjo do t’i hap rrugë mijëra turistëve që të vijnë në Shqipërisë.

Kumbaro shtoi se do të lehtësohet edhe mënyra e aplikimit nga shërbimet konsullore dhe do të krijohen lehtësira të tjera, në mënyrë që të shmangen procedurat e zgjatura dhe turistët ta kenë sa më të thjeshtë ardhjen në vend.

“Morëm një vendim, ose rinjohëm një vendim që është marrë edhe vitin e kaluar për të liberalizuar vizat turistike me 8 vende. Për qëllime turistike u lehtësohet edhe sistemi online që ofrohet nga shërbimet konsullore. Nga nesër deri më 31 dhjetor.” tha Kumbaro.

“Po kështu u diskutua detyrimi për të treguar kartën e vaksinimit kundër Covid. Kjo kërkesë për heqjen është bërë tek Komiteti i Ekspertëve. Dhe vendimi do merret në ditët në vijim. Duke filluar nga maji të mund ta heqim si detyrim”, tha Kumbaro./albeu.com/