Ministrja e Financave: Ekonomia shqipatare është përmirësuar, pagat do të vazhdojnë të rriten

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se Shqipëria është gati për të dalë në Eurobond në fund të muajit tetor për të siguruar një huamarrje që do të sigurojë mbështetje buxhetore.

“Vlera e financuar ka ardhur në rritje por interesi i bondit ka ardhur në ulje. Ndër vite kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet. Jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor. Tregjet kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike apo edhe për shkak të sinjaleve nga ekonomia globale”, tha ajo.

Ibrahimaj shtoi  se ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe kjo sipas sak do të sjellë dhe rritke rrogash.

“Projektvendimi i tretë lidhet me dhënien me qira të një objekt në Vlorë për një investim strategjik. Ne prej dy javësh kemi pasur diskutime të nivelit teknik kryesisht. Ndajmë një mendim që ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet. Dhe gjithashtu i ka potencialet për të përballuar krizën energjetike. Nuk ka pasur ende rritje të normës së interesit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Pagat janë rritur dhe do vazhdojnë të rriten sipas programit të paraqitur për katër vitet e ardhshme”, deklaroi ajo./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 12:58