Ministria ruse: Rrëzuam tre avionë luftarakë ukrainas në Kharkiv dhe Mykolaiv

Ministria ruse e Mbrotjes pretendon se forcat e tyre kanë rrëzuar tre avionë luftarakë ukrainas në Kharkiv dhe Mykolaiv. Ministria tha në një deklaratë se ushtria ruse rrëzoi dy avionë MIG-29 në qytetin jugor të Mykolaiv dhe një avion luftarak Su-25 në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.

Sipas Sky News, nuk janë vërtetuar pretendimet e ministrisë ruse. Pretendimet e tyre vijnë ndërkohë që civilët vazhdojnë të ikin nga luftimet intensive në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse dhe ukrainase përfshihen në një betejë të rëndë të shkatërrimit për qytetet dhe fshatrat kyçe në rajonet e Luhansk dhe Donetsk.


Shtuar 11.06.2022 15:17