Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm në rajonin e Lindjes së Mesme, veçanërisht për arsye turistike, për shkak të pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së situatës.
Ministria njofton se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim në këshillat e udhëtimit.
Të lidhura
None found
Kjo masë ka për qëllim sigurimin e qytetarëve dhe parandalimin e rreziqeve në një rajon me tensione të larta.
Njoftimi i ministrisë:
Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.
