Ministria e Financave në Maqedoni që nga 1 janari, ka rritur pagat e të gjithë të punësuarve në këtë dikaster për 30% ne mënyrë lineare.
Këtë e konfirmoi edhe ministri Fatmir Besimi, i cili u arsyetua se këtë ja lejoi ligji për nëpunës publik dhe të njëjtën e bëri sepse të punësuarit po braktisin vendin e tyre te punës.
Por, ai nuk dha një sqarim se perse nuk do të ndiqet ky trend edhe në institucionet tjera të administratës publike./Alsat/