Një politikan indian, i cili piu ujë nga një ‘Lum i Shenjtë’ i ndotur për të provuar se uji ishte i pastër, është shtruar në spital.
Sipas Indenpendent, ministri Bhagwant Mann, piu nga “Kali Bein”, një lumë i shenjtë në Sultanpur Lodhi, dy ditë përpara se të kërkonte ndihmë mjekësore.
Në fillim të kësaj jave, ai u shtrua në spitalin Indraprastha Apollo në Delhi për shkak të dhimbjes së barkut.
Sipas burimeve, ai ndodhet ende në spital pasi u shtrua të martën. Ai po i nënshtrohet analizave mjekësore.
Ai u transportua me avion nga rezidenca e tij zyrtare në Chandigarh të martën në mbrëmje. Kali Bein ka një rëndësi të madhe për fenë Sikh.
Incidenti ndodhi në 22-vjetorin e një operacioni për të pastruar lumin e nisur në vitin 2000, me ministrin Mann duke pirë ujë nga “Kali Bein” për të provuar suksesin e tij.
Dekada më parë, ujërat e zeza dhe mbetjet industriale rrodhën hapur në “Kali Bein” ndërsa barërat e këqija rriteshin në brigje. Edhe pse lumi është shumë më i pastër se dikur, nuk këshillohet aspak të pihet uji i tij./albeu.com