Ministri i Mbrojtes së Rusisë pëson atak kardiak? (FOTO LAJM)

Sergei Shoigu pësoi një atak kardiak, pas një debati të ashpër me presidentin rus, i cili e fajësoi atë për dështimin e “operacionit ushtarak” në Ukrainë, sipas një deklaratë të këshilltarit të qeverisë së Kievit.

Nga ana tjetër, ministri rus i Mbrojtjes u shfaq për herë të parë në publik pas dy javësh, sipas disa fotove të publikuara ditën e sotme. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot një video ku shihet Soigu duke folur në një takim për buxhetin e armatimeve të Rusisë.

Të lidhura

None found

Anton Herastshenko, i cili punon për Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, në një postim në rrjetet e tij sociale tha se ministri rus i Mbrojtjes pësoi një atak kardiak pas një debati me Putin dhe u shtrua në një spital ushtarak.

Hera e fundit që ministri  i mbrojtjes u shfaq në pubkik ishte në 11 mars, duke ngritur disa skenarë për një krizë në marrëdhëniet e tij me Vladimir Putin. Dy ditë më parë, më 24 mars, Shoigu u shfaq në një vide  me presidentin rus në pamjet e publikuara nga RIA, por nuk u dëgjua asnjë fjalë e tij.

Sipas Daily Mail , për shkak të detajeve të ndryshme në materialin e publikuar, shumë prej tyre shprehën dyshime për vërtetësinë e videos, duke lënë të kuptohet se Kremlini publikoi një video të falsifikuar për të hedhur poshtë zërat.

Pamjet e  publikuara sot nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk kanë një datë, por në to ministri i referohet një takimi me ministrin e Financave, i cili sipas agjencive të lajmeve ruse u zhvillua dje.

Kremlini gjithashtu hodhi poshtë vlerësimet shëndetësore të ministrit. Sergei Shoigu është një person me dalje të shpeshta publike. Putin dhe ai janë shfaqur shpesh së bashku në udhëtimet e tyre në Siberi, duke pirë çaj ose duke mbledhur kërpudha./abcnews.al


Shtuar më 26.03.2022 12:40

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş