Në një intervistë për median Alaraby Aljadeed, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se lideri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, është “në gjendje të mirë shëndetësore” dhe po “kontrollon plotësisht situatën”, duke hedhur poshtë spekulimet mbi gjendjen e tij.
Araghchi tha gjithashtu se; Irani është i hapur ndaj çdo nisme rajonale që mund të çojë drejt një përfundimi të drejtë të luftës.
Ai theksoi se Ngushtica e Homuzit mbetet e hapur për të gjitha vendet, me përjashtim të anijeve amerikane dhe aleatëve të saj.
Megjithatë, sipas ministrit iranian, aktualisht nuk ekziston asnjë iniciativë konkrete në tryezë për t’i dhënë fund konfliktit.
“Deri tani nuk ka ndonjë iniciativë të veçantë në tryezë për përfundimin e luftës”, u shpreh ai.
Lideri suprem Mojtaba Khamenei, nuk është shfaqur publikisht që prej emërimit të tij më 8 mars.
Fjalimi i tij i parë publik u transmetua nga mediat shtetërore më 12 mars, por u lexua nga një prezantues dhe jo nga vetë ai, gjë që ka shtuar spekulimet mbi gjendjen e tij.

