Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Pekini është gati të kërkojë zgjidhje paqësore nga Rusia

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është shprehur se Kina është e gatshme të kërkojë një zgjidhje paqësore nga ana e Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë ditës së martë, Kuleba pati një telefonatë me homologun e tij kinez Wang Yi. Pa e quajtur aktin ushtarak të Rusisë në Ukrainë një “pushtim”, Wang është shprehur se Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo vendi dhe ai i kërkoi Ukrainës dhe Rusisë që ta zgjidhin krizën përmes negociatave.

Duke folur për CNN, Kubela tha se i kërkoi ministrit kinez që të ndikojë tek Putini dhe t’i kërkojë atij ta ndalë menjëherë këtë luftë.

Ai shtoi se Kina mund të ndikojë për të përshpejtuar përfundimin e luftës dhe gjetjen e një zgjidhjeje për paqe dhe për këtë gjë ai përmendi abstenimin e vendit komunist në OKB, në kuadër të rezolutës që dënonte sulmin rus./albeu.com/