“Ministret bëjnë garë për të hyjnizuar Ramën”, Spiropali i përgjigjet Berishës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi

Prej 5 orësh ka nisur seanca e ditës së sotme në Kuvend dhe së fundi ka pasur tensione.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur deklaratat e ministreve, të cilat sipas tij i bëjnë elozhe kryeministrit.

“Ku është ajo ministrja që bën garë me Spiropalin për të hyjnizuar Ramën? Edona Bilali thotë se Rama po bëhet Zeus, po ç’është kjo?! Ç’e keni këtë mani. Po na bëhet si Zeus, ça do të thotë kjo?!” ka thënë Berisha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres për Shtetin dhe Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila mori fjalën për replikë.

“Ka mbaruar koha e drejtësisë tënde e sulltanatit tënd. I nxirrje prokuror nga hiçi në krye të vendit për të mbrojtur ty. Të shkoi gjuha ku të dhemb dhëmbi. Perëndimi të ka larguar ty dhe s’ka lidhje kjo me Shqipërinë. Se të ka nxjerrë non grata ty. Jemi më afër se kurrë. Se ishe i lumtur pas 6 marsit.”, i përgjigjet Spiropali./albeu.com

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/346265720609879


Shtuar 17.03.2022 15:08