Ministrat e financave të G7 bien dakord për t’i vënë çmim tavan naftës ruse

Ministrat e financave të Grupit të Shtatë (G7) kanë njoftuar se planifikojnë të zbatojnë një kufi çmimi për naftën ruse.

Kufiri do të ndihmojë në luftimin e inflacionit duke i dhënë një goditje aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë, thotë Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

Çmimi tavan i naftës është “projektuar në mënyrë specifike” për të reduktuar të ardhurat ruse dhe aftësinë e saj për të “financuar luftën e saj të agresionit”, sipas marrëveshjes.

Dokumenti i plotë nga ministrat e financave të G7 thotë gjithashtu se ai është krijuar për të kufizuar “ndikimin e luftës së Rusisë në çmimet globale të energjisë, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Sipas dokumentit, kjo do të funksionojë duke “lejuar vetëm ofruesit e shërbimeve të vazhdojnë të bëjnë biznes në lidhje me naftën ruse në det dhe produktet e naftës të shitura me ose nën kufirin e çmimit”.

Kjo do të arrihet, thotë dokumenti, duke parandaluar kompanitë e transportit detar të transportojnë naftën ruse përmes detit, nëse ajo nuk është blerë me çmim nën kufirin.

Nuk ka ende asnjë detaj se në çfarë niveli do të vendoset kufiri, por dokumenti thotë se kjo “do të komunikohet publikisht në një mënyrë të qartë dhe transparente”./albeu.com

Shtuar 2.09.2022 15:47