Një çobane nga Kukësi ka folur ditën e sotme për Fax News për vështirësitë që ka ky profesion për t’u ruajtuar dhe për të siguruar të ardhura.
E moshuara thotë se ata nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti dhe se ky profesion është i vështirë për t’u mbajtur, duke treguar se zanatin e ka trashëguar ‘denbabaden’.
E pyetur për akademinë e barinjve që ka propozuar për të hapur Ministrja e Bujqësisë, e moshuara u shprejh se ajo tashmë nuk ka moshë për shkollë, por mund të jetë diçka e mirë për të rinjtë, megjithëse ajo shtoi se të rinjtë largohen nga Shqipëria e nuk merren me bagëti.
“Blegtoria është e rëndë. Unë i kam dy lopë këtu dhe dy në shpi. Katër lopë. Tokat i marrim me qera. Qeraja shkon 50 mijë-70 mijë në vit. Në kohë të thatë s’bohet asnjë deng, në kohë me shi bëhet bari. Unë s’kam tokë. Zanatin e kena pas trashëgimi den baba dem. Këta ka çobani. Çoban jam dhe krejt i pastroj. Unë shkoj marr makineritë. Nuk na ka mbështetur njeri. Po me lopë merem nga 20 vite. Vështirë shumë se duhet me i kullot, me shajnë. Fëmijët i kam martuar. Kanë punë ato, pasha zotin , janë të zorshme. Të rinjtë kapin botën, mazallah të merren. Ku me e gjet me na pagujt Ministria. Po kush të paguan. Rrejn ashtu ata. Unë jam 72 vjeçe ks’kam ku me shku. Mirë për të rinjtë që kanë qejf lopët. 3 muaj rrinë në regjim stallor bagëtitë, 6 muaj pastaj kullosin”, tha ajo.