Ministeriali i Evropës Juglindore/ Këto janë rrugët që do të bllokohen në Tiranë ditën e hënë

Disa rrugë në Tiranë do të bllokohen ditën e hënë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar.

Policia e Tiranës ka bërë publike edhe segmentet rrugore ku do të bllokohen qarkullimi apo do të ketë kufizime të përkohshme.

Të lidhura

None found

Në ardhje të delegacioneve, do të bllokohet aksi Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.

Në largim të delegacioneve, do të bllokohen Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i  Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.

Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.


Shtuar 15.06.2025 14:33

Tags: ,