Policia ka reaguar në lidhje me rastin e plagosjes së një minatory në Bulqizë, i cili më pas u la në hyrje të spitalit të Dibrës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjën e djeshme, teksa 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.