Miliona qytetarë gati të “braktisin” vendin, Rusia fillon të ndjejë efektin e sanksioneve ekonomike

Rusia po fillon të ndjejë efektin e sanksioneve të ashpra ekonomike, vetëm pak ditë pas vendosjes së tyre.

Edhe pse nga Krimlini janë të sigurtë se këto lëvizje nuk e bëjnë Putinin të ndryshojë mendje, populli vendas po fillon ta vuajë.

BBC ka biseduar me disa qytetarë rus në lidhje me aspektet ekonomike  duke fshehur identetin e tyre dhe duke përdorur emra të rremë.

“Nëse do të mund të largohesha nga Rusia tani, do ta bëja. Por nuk mund ta lë punën time,“ thotë Andrey.

“Po planifikoj të gjej klientë të rinj jashtë vendit sa më shpejt dhe të largohem nga Rusia me paratë që po kurseja për këstin e parë”, thotë dizenjatori industrial 31-vjeçar.

“Këtu jam i frikësuar, janë arrestuar njerëz që kanë folur kundër “vijës së partisë”. Më vjen turp dhe nuk votova as për pushtetarët”.

 


Shtuar 1.03.2022 14:13