Miliarda lekë pasuri të sekuestruara, SPAK “ia merr” nga duart resortin luksoz “ushtarëve” të Çopjas në Shijak/ Bllokohen dy vila në Dhërmi dhe biznese në Durrës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur orgamizatën kriminale të trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. SPAK.

Bëhet fjalë për klanin “Çopja” të cilët operaonin në shitjen dhe blerjen e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se janë lëshuar 10 urdhërarreste si dhe është sekuestruar 17 tonë kokainë.

Gjithashtu është vendosur sekuestrimi i 14 pasurive me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim.

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim si më poshtë:

Resorte turistike:

“A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës.

Vila dhe apartamente:

Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.

Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.

Truall, toka dhe ndërtesa:

Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.

Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).

Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.

Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Automjete:

Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

Mbi 111 800 Euro Cash;

4000 USD

880.000 Lekë


Shtuar 8.08.2025 17:38