Milani pranë marrëveshjes, portugezi i thotë “po” kuqezinjve

Milan ka përparuar në merkato dhe ka gjetur zëvendësuesin e Kessie, i cili thuhet se ka një marrëveshje me Barcelonën për t’u transferuar me parametra zero në fund të sezonit.

Renato Sanchez ka qënë një emër në listën e transferimeve të Milanit që në janar, por nuk u arrit si përpjekje. Por tashmë, zërat janë se ai ka pranuar të transferohet te klubi i Milanos.

Lajmi i parashikuar pak ditë më parë nga Daniele Longo në “footballmarket.com”, duket se po konfirmohet dita ditës dhe mund të mos mbetet më një thashethem merkatoje. Mesfushori portugez i Lille tashmë është i gatshëm të provojë një eksperiencë të në karrierë dhe të kalojë në Serie A në radhët e Milanit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.05.2022 09:57