Fillimisht blerja e klubit, më pas përballja me drejtuesit dhe tani kalimi në merkato.
Gerry Cardinale hyn me ritme të shpejta në Milano, por mbi të gjitha çifti Maldini-Massara, pasi ka marrë sigurinë e nevojshme për tё ardhmen e tyre. Kontaktet e para kanë qenë me agjentin e lojtarit të Lille, Renato Sanches. Kessie tashmë nuk është më lojtar i Milanit pasi do të largohet me parametra zero dhe destinacioni do të jetë Barcelona.
Të lidhura
None found
Për këtë gjë, Milan po mendon tashmë për mesfushorin portugez të Lille dhe kontaktet e para kanë qenë pozitive. Drejtuesit e Milanit dhe Jorge Mendes kanë pasur kontaktet e para për të folur rreth lojtarit portugez, të cilët diskutuan për një pagë rreth 6 milionë euro në sezon, por duket se e ulën në 4 milionë për 4 vite.
Lille thuhet se do të donte 15 milionë euro për transferimin e tij, ndërsa Milan deri tani ka ofruar 12 milionë./ h.ll/albeu.com
