Milan-Atalanta rrezikon të shtyhet për një protestë që mund të mbahet në Milano

Milan-Atalanta është e planifikuar të luhet të dielën e 15 majit, në orën 18:00 në stadiumin San Siro.

Kjo ndeshje aktualisht është në rrezik të mos luhet në datën e planifikuar. Sipas “Il Corriere della Sera”, policia rrugore ka zyrtarizuar një ditë greve, duke i dërguar informacion kryebashkiakut Sala dhe prefektit Saccone.

Megjithatë, greva mund të anulohet, përndryshe Lega Serie A do të detyrohet të ricaktojë ndeshjen të shtunën ose të hënën./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.04.2022 16:05