Festat e fundvitit, kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive.
Sipas informacioneve nga policia kufitare, mësohet se gjatë 24-orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë regjistruar 6,303 hyrje dhe 2,444 dalje.
Të lidhura
None found
Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë, pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve, duke i alternuar më pas në varësi të situatës.
Ndërkohë, ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore, është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.
