Mijëra banorë të Gazës kanë hyrë në magazina dhe qendra shpërndarjeje në jug dhe në mes të rripit, duke marrë miell dhe furnizime të tjera bazë, thotë agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA).
“Kjo është një shenjë shqetësuese se rendi civil ka filluar të prishet pas tre javësh lufte dhe një rrethimi të ngushtë në Gaza”, tha UNRWA në një deklaratë.
“Njerëzit janë të frikësuar, të frustruar dhe të dëshpëruar. Tensionet dhe frika përkeqësohen nga shkurtimet në telefonat dhe linjat e komunikimit në internet.”
Deklarata e UNRWA-së e lëshuar të dielën nuk specifikon se cilat depo janë bastisur apo kur ka ndodhur kjo.
Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths tha të enjten se ndihma kishte “mezi rrjedhur” në Gaza gjatë javës së kaluar, ndërsa bombardimet izraelite po intensifikoheshin.