Presidenti Ilir Meta ka kujtuar mbrëmjen e djeshme ne “Opinion”, një takim që ka pasur me ish-Kryeministrin Fatos Nano në vitin 2002. Në atë kohë, Meta nuk pranoi ofertën e Nanos për t’u bërë kryeministër.
Kreu i shtetit tregon se kishte refuzuar sepse kjo gjë duhej të zgjidhej me konsensus. Ai shtoi se i kishte thënë Nanos që t’i thirri mendjes.
“Fatos Nano më tha hajde bëhu kryeministër, dhe të bëhem unë President. I thashë jo, nuk pranova sepse unë jam student i dhjetorit. Prandaj i thashë thirri mendjes shoku. Bëhu ti kryeministër dhe me konsensus u zgjidh kjo çështje,” u shpreh Meta. /albeu.com/