Meta uron Ditën Ndërkombëtare të Nënës: Të mbrojmë familjen dhe vlerat e saj më të çmuara

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ndarë me ndjekësit një video të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe dy vajzave të saj, duke interpretuar këngën “Dhurata” të Miriam Cani dhe Alban Skënderaj.

Meta ka uruar gratë për Ditën Ndërkombëtare të Nënës, ndërsa shtoi se duhet të mbrohet familja dhe vlerat e sa më të çmuara.

Postimi:
“Të dashur miq,
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Nënës dhe në nisje të Javës së Familjes nuk mund të gjeja një mesazh urimi më të bukur për ju dhe të gjitha nënat shqiptare, se sa teksti i këngës “Dhurata” të Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, të interpretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe dy vajzat e saj të mrekullueshme!
Të mbrojmë Familjen dhe vlerat e saj më të çmuara!”.


Shtuar 13.05.2024 09:12