Presidenti Ilir Meta është vlerësuar sot në Shkodër në një aktivitet të organizuar nga disa familje shkodrane me çmimin Njeriu i Vitit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është mirënjohës për këtë vlerësim.
“Shumë i nderuar të vlerësohem sot në Shkodër me titullin “Njeriu i vitit” në aktivitetin tradicional të organizuar nga familjet shkodrane.
Mirënjohje me përulësi! Faleminderit legjendave Ismet Hoxha dhe Selami Dani të Vllaznisë për simbolet e kuqebluve”, shkruan Ilir Meta./albeu.com/