Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me shtabin elektoral, ku është shprehur se punonjësit e administratës në Shqipëri janë nën presion poshtërues nga shefat e “Rilindjes”.
“Ajo që e mbron Shqipërinë tani është vota dhe shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. Çdo sekond ta kalojmë me atë afërmit tanë, me kolegët tanë, edhe me punonjësit e administratës që janë në një presion shumë poshtërues nga shefat e rilindjes, për t’ju kontrolluar lirinë e tyre. Siç e dini fjala e lirë është me e kërcënuara në këtë vend dhe duhet të paguajmë 110 milionë euro për Becchettin, sepse qeveria kërkoi të mbyllte televizionin Agon Channel.
Të lidhura
None found
Qeveria nuk ka problem me pronarët e medias, por me lirinë e shtypit. Është kjo liri që po vjen që e tmerron këtë qeveri dhe prandaj bën veprime kaq bullizuese ndaj gazetarëve, sipërmarrësve, etj. “Në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend”, thoshte Dritëroi. Kësaj koke të çmendur që mendon se në të gjithë Shqipërinë ka 61 pastruesa… Kështu i ka kudo ky kukullat e tij, që nuk pranojnë të dalin në debat me kadnidatët tanë. Edhe kanë të drejtë se sim und të dalë ai i Elbasanit me Luçiano Boçin. Apo ajo e Durrësit me Igli Carën.
Apo ky tjetri të dalë me Belon. Belo me program, Belo del live, ai regjistron kaseta. Ai vazhdon 5 muaj jashtë dhe këtej dalin kronikat e paguara nga inceneratori i Tiranës. Belo po tregon Tiranën e vërtetë dhe programin e tij për t’i dhënë fund vjedhjes kriminale në Tiranë. Qenka e majtë thonë këta që janë gjoja socialist”, u shpreh Meta.
