Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar ashpër kundrejt deklaratës së kryeparlamentares Lindita Nikolla e cila e konsideroi “tronditëse” dosjen ku zyrtari I.M përmendej si bashkëpunëtoar i sigurimit të shtetit.
Meta e etiketoi Nikollën si “pula e kuvendit” dhe tha se kjo e fundit ishte vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
Ilir Meta: Del ajo pula e kuvendit aty, përdoret në atë mënyrë. Unë e kam respektuar pavarësisht se nuk është sjellë mirë. U thotë shqiptarëve ne do e zbulojmë I.M-në. Po çfarë të presësh nga një me mesatare, 5.6? E patë si e këputën studentët atje./albeu.com