“Meta” shkurton 4 mijë vende pune, njoftimet priten që sot

Mijëra largime nga puna priten te Meta, e cila po zbaton planin për të shkurtuar 10 mijë vende. Meta u tha punëtorëve të Amerikës së Veriut që të punojnë nga shtëpia të mërkurën, ndërsa zyrtarët përgatiten për një raund të dytë pushimesh nga puna, deri në 4,000.

Administrata u tha drejtuesve se njoftimet nga puna, pjesë e planit të shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg për efikasitet më të madh, do të bëhen sa më shpejt të mërkurën, raportoi Bloomberg News.

Shkurtimet kanë të bëjnë me të gjitha mediat sociale të platformës, si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe gjithashtu divizionin e realitetit virtual Reality Labs.

Meta pritet të shkurtojë 4000 vende pune ndërsa 6000 të tjerë pritet të pushohen në javët në vijim. Megjithatë, një përfaqësues i kompanisë iu referua njoftimeve të Mark Zuckerberg për vitin 2023, kur ai foli për një “vit efikasiteti”.

Në nëntor Meta pushoi nga puna 13% të fuqisë punëtore, rreth 11,000 nga 87,000 gjithsej. Në të njëjtën kohë, kompania ngriu të gjitha rekrutimet. /albeu.com


Shtuar 19.04.2023 19:20