Presidenti Ilir Meta është shprehur se Kushtetuta e republikës nuk duhet të ndryshojë asnjëherë pa kaluar më parë në referendum.
Meta ka publikuar disa nga mesazhet e forta të dhëna në një intervistë televizive ku ka venë theksin te mbrojtja e Kushtetutës së vendit.
Meta shprehet se ai i ka shërbyer gjithmonë demokracisë, pluralizmit politik, integrimit europian dhe mbrojtjes së librit themeltar të shtetit.
POSTIMI:
Koherenca ime ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum.
Unë gjithmonë i kam shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Koherenca ime ka qenë absolute dhe jam shumë krenar për këtë./albeu.com/