Meta reagon për rezolutën e IDC-CDI: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit

Kreu i PL, Ilir Meta, përmes rrjeteve sociale ka reaguar në lidhje me rezolutën e organizatës politike më të madhe në botë IDC-CDI ku 108 parit rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit.

Ilir Meta shprehet se zgjedhjet e 11 Majit ishin të kriminalizuara dhe nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar duke shkelur kriteret e Kopenhagenit.

Ai shton se e përkrah me vendosmëri vendimin e IDC-CDI për të dënuar manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve.

Reagimi i Ilir Meta

Përshëndes dhe mbështes plotësisht Rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI, ku 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe unë e përkrah me vendosmëri vendimin e IDC-CDI për të dënuar manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore.

Vlerësoj lart mesazhet shumë të qarta të IDC-CDI për domosdoshmërinë e zbatimit me urgjencë të rekomandimeve prioritare të OSBE/ODIHR, për ndërprerjen e përndjekjes politike dhe rikthimin e të drejtave të plota për liderët e opozitës, si dhe për krijimin e një qeveri teknike, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja.

Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë kurrë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!


Shtuar 31.05.2025 17:58

Tags: , ,