Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka publikuar një foto ku tregon se kryeministri Rama ka qënë karikaturisti i preferuar i shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit të Partisë së Punës.
Kjo vjen në një moment ku tema e përfshirjes së ish-presidentit Meta me ish-Sigurimin është kryesore.
Meta më anë të një postimi në Facebook, u shpreh se fokusi i tij do të jetë zbardhja e grabitjeve të Ramës dhe dhënia e ndëshkimit të merituar për kreun e qeverisë.
“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.
Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.
Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar”, shkroi Meta./albeu.com