Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij para protestuesve tha se sot nis rezistenca pa kthim kundër kësaj qeverie.
Sipas tij pavarësisht se Rama po fshihet ai nuk do të mund t’i shpëtoj përballjes me qytetarët dhe opozitën.
Ai tha se Rama dotë japë llogari pr çdo krim që ka bërë.
“Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. I nderuar profesor Sali Berisha! Kjo protestë historike dhe madhështore sot ëhstë prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik. Sot ëhstë ora për tu përballur me një rezistencë pa kthim me këtë regjim të lalbur dhe armik të provuar të iteresit kombëtar. Struci i rilindjes i cili ëhstë fshehur nga frika e tmerrshme që ka nga përballja me të vërtetat , me popullin dhe nga dëmet që i ka shkarkaur atij. Rama në 10 vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin. është i gatshëm të kënaq ço mafioz për të ndenjur edhe disa ditë në pushtet. Afera korruptive që ka trondiur botën, ëhstë afera që ka zemëruar shqiptarët. Rama e di që nuk shpëton dot, do të jap llogari deri në 1 për shkeljet e Kushtetutës, do japë llogari për shkeljet e parlamentit, pro dhe bllokimine të gjitha projektligjeve të opozitës, që nga ulja e çmimit të naftës, indeksimit të pagave, pasi ko projektligje ju shërbejnë qytetarëve. rama do të japë llogari dhe për bllokimin e komisioneve hetimore. rama ka tmerr nga të vërtetat e hudhura, do të japë llogari dhe për përjashtimet staliniste të deputetëve të opozitës”, tha Meta.