Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë e vuri theksin tek shpopullimi.
Meta theksoi se qeveria e Ramës po bën gjithçka që të rinjtë të vraktisin Shqipërinë. Sipas tij në 14 maj gjithë shqiptarët do t’i rikthejnë shpresën vendit.
Ai shtoi se vota e të rinjve dhe veçanërisht e atyre që punojnë për herë të parë, është një mesazh i fortë kundër shpopullimit.
Reagimi i Metës:
Nëse kjo qeveri po bën çdo gjë që të rinjtë të largohen nga vendi, ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë tanë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Ndryshim më 14 Maj, që të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë t’u rikthehet shpresa. Dhe vetë vota e të rinjve, dhe veçanërisht atyre që votojnë për herë të parë është mesazhi më i fortë që ata do të japin kundër shpopullimit.
Tirana u përket të rinjve!
Shqipëria u përket të rinjve!
/AlbEu.com/