Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti të përfunduar marrëveshjen me Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale.
Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se Partia e Lirisë do të mbështesë çdo kandidat të PD, ndërsa vetë do fokusohet te këshillat bashkiakë.
“Për mua marrëveshja është e përfunduar. Ne do të mbështesim çdo kandidat që do të konfirmojë Partia Demokratike, e vërteta. Për mënyrën si do të përzgjidhet kandidati përgjegjësia i takon PD-së dhe Sali Berishës. Ne do synojmë maksimumin në këshillat bashkiakë. Nuk do ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon kandidatët e Partisë Demokratike”, tha Meta.