Meta kundër: Jo Ballkanit të Hapur, të zbatohet pa vonesë Procesi i Berlinit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu drejtua si Folësi Kryesor me një fjalë të veçantë sesionit të Forumit IX Global të Bakusë “Për një Europë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, të drejtuar nga Ambasadorja Susan Ellitot – Presidente dhe Drejtuese e Komisionit Kombëtar mbi Politikën e Jashtme amerikane.

Në fjalën e Tij, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh kundër nismës së Ballkanit të Hapur, ndërsa bëri thirrje për zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit.

“Të nderuar të ftuar,
Zonja dhe zotërinj!

Jam i nderuar që jam folësi kryesor në këtë panel lidhur me një Europë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Europian nuk mund të jetë as më i fortë dhe as më i madh në arenën ndërkombëtare pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ne e konsiderojmë mekanizmin e Procesit të Berlinit si katalizatorin kryesor të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit dhe të mos shpërqendrohemi si dhe të mos ngatërrohemi nga qasjet alternative paralele jo gjithëpërfshirëse.

Pse Procesin e Berlinit? Sepse Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri. Të 6 vendet janë pjesë dhe e mbështesin plotësisht këtë proces. Vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur! Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij BE-në.

Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit ka instrumente financiare për të mbështetur projektet e lidhjes.

Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblimet financiare. Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid.

Procesi i Berlinit përmban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian. Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona. Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre! Dëshiroj të përshëndes përkushtimin e qartë të Kancelarit të ri të Gjermanisë së fundmi në rajonin tonë për përshpejtimin e Procesit të Berlinit dhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, por edhe për njohjen reciproke!”, tha Meta.

REAGIMI NE FB
I nderuar t’i adresohesha sot sesionit të Forumit IX Global të Bakusë “Për një Europë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, ku vlerësova mekanizmin e Procesit të Berlinit si katalizatorin kryesor të integrimit në BE të rajonit tonë.
Ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit, të mos shpërqendrohemi dhe të mos ngatërrohemi nga qasjet alternative paralele, jo gjithëpërfshirëse.
Pse Procesin e Berlinit?
Sepse Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri.
Të 6 vendet janë pjesë dhe e mbështesin plotësisht këtë proces.
Vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur!
Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij BE-në.
Ballkani i Hapur jo!
Procesi i Berlinit ka instrumente financiare për të mbështetur projektet e lidhjes.
Ballkani i Hapur jo!
Procesi i Berlinit fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblimet financiare.
Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid.
Procesi i Berlinit përmban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian.
Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona.
Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre!


Shtuar 17.06.2022 17:32