Në një komunikim për mediat Ilir meta, ka komentuar ndryshimet ne qeveri.
Meta u shpreh se ky vendim tregoi përkushtimin e atyre që e urrejnë rrugën drejt BE, konkurrencën dhe pluralizmin.
“Një ditë e re një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për dokumentin e LSI edhe sepse jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS. Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. por ata i kanë çelur negociata. Ne në pamundësi për ti shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik, i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociata, duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet , konkurrencën , pluralizmin median e lirë dhe të pavarur”, tha ai.