Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për rritjen e prezencës së trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.
Meta shkruan se i bashkohet shqetësimit të NATO-së dhe apelon Ukrainën dhe Rusinë të zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog dhe mjete diplomatike.
“Bashkohem me shqetësimin e partnerëve tanë të NATO-s për rritjen e paprecedentë të numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën dhe kërcënimit për fillimin e një agresioni ushtarak ndaj një vendi sovran dhe mik.
Kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike”, shkruan Meta./albeu.com