Kryetari i Partisë së Lirisë, ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar flakë për flakë pas statusit të kryeministrit Rama në lidhje me përmendjen e tij nga Autoriteti i Dosjeve si ish-anëtar i Sigurimit të Shtetit.
Meta ka postuar në Facebook disa faqe nga revista në “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku shihen karikatura të bëra nga kryeministri Rama.
“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta”, shkruan Meta.