Meta i drejtohet Boçit si kryebashkiak i Elbasanit: Zgjedhjet kanë përfunduar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur vlerësimin e tij për kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan dhe ka shprehur bindjen e tij për të fituar në këtë qark, duke parashikuar një rezultat 7 me 9 për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Meta tha se është e papranueshme që qytetarët e këtij qarku të lihen në dorë të Rilindjes dhe kjo duhet të ndryshojë në këto zgjedhje.

“I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanas. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderat. Ndaj votoni kandidatët tanë”, tha Meta.  /albeu.com


Shtuar 9.04.2023 18:53